LAJMI I FUNDIT:

Chelsea turpërohet edhe nga Watfordi (Video)

Chelsea turpërohet edhe nga Watfordi (Video)
WATFORD, ENGLAND - FEBRUARY 05: Troy Deeney of Watford miises a chance during the Premier League match between Watford and Chelsea at Vicarage Road on February 5, 2018 in Watford, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Watfordi e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi Bluve.

Pjesa e parë e tëra u dominua nga vendasit e Watfordit, të cilët sulmonin pareshtur Chelsean.


Megjithatë, goli erdhi vetëm pasi Blutë e Londrës mbeten me një lojtar më pak, kur mesfushori Tiemoue Bakayoko (30′) mori kartonin e dytë të verdhë dhe gjyqtari e dërgoi jashtë.

Momenti i ndëshkimit me të kuq të Bakayokos (Getty Images)

Goli i vendasve erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes, pasi sulmuesi Troy Deeney u tregua i saktë nga pika e bardhë për 1-0 në një penallti e cila u shkaktua në Gerard Deulofeun.

Momenti i penalltisë së shkaktuar në Deulofeun (Getty Images)

Pjesa e dytë e takimit ishte më e barabartë, por Chelsea edhe pse barazuan në fund pranuan edhe tre gola dhe humbën me rezultat të thellë.

Fillimisht ishin mysafirët e Chelseat, të cilët arritën të kthehen në lojë duke barazuar 1-1 me anë të një supergoli të shënuar nga Eden Hazard (82′).

 Hazard barazoi me anë të një supergoli nga distanca (Getty Images)

Por, festa e skuadrës së Contes zgjati vetëm dy minuta pasi ishte Daryl Janmaat (84′), i cili shënoi për 2-1 dhe në minutën e 88-të ishte Gerard Deulofeu për 3-1.

Festa e Janmaat pas golit të shënuar (Getty Images)

Në minutat shtesë vendasit arritën të shënojnë edhe një herë me anë të Roberto Pereyras, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-1.

Një penallti e nxjerr, një gol i shënuar për Delofeun (Getty Images)

Pas kësaj humbje, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 50 pikë të mbledhura, ndërsa Watfordi renditet në vendin e 11-të me 30 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi West Bromin, teksa Watfordi udhëton te West Hami. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori