LAJMI I FUNDIT:

Chelsea do të bëjë ofertë për Andersonin gjatë kësaj jave

Chelsea do të bëjë ofertë për Andersonin gjatë kësaj jave
Felipe Anderson Getty Images)

Chelsea është i vendosur të nisë një ofertë për mesfushorin me tipare sulmuese të Lazios, Felipe Anderson.

Drejtuesit e Chelseat u impresionuan nga Anderson këtë sezon, me brazilianin që zhvilloi formën më të mirë të karrierës gjatë pjesës së dytë të sezonit.


Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Chelsea mund të nisë një ofertë këtë javë për mesfushorin.

Chelsea mund ta bëjë Koulibalyn më të paguarin në histori
Lexo po ashtu Chelsea mund ta bëjë Koulibalyn më të paguarin në histori

Blutë, pavarësisht nga dyshimet për statusin e menaxherit të tyre në sezonin e ardhshëm, janë të gatshëm të ofrojnë lojtarë të rinj.

Felipe Anderson (Getty Images)

Kështu, drejtuesit e skuadrës nga Stamford Bridge do të ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e Anderson.

Liverpooli interesohet për dyshen e Lazios
Lexo po ashtu Liverpooli interesohet për dyshen e Lazios

PSG gjithashtu ka qenë i lidhur me mesfushorin sulmues, me presidentin e Lazion Claudio Lotito që kërkon 60 milionë euro për të shitur.

Edhe skuadra tjetër angleze, Liverpooli ka shprehur interesim për transferimin e yllit brazilian, i cili ka mundësi të largohet nga Olimpico gjatë kësaj vere. /Telegrafi/