LAJMI I FUNDIT:

Chelsea synim yjet e Bundesligës: 300 milionë euro mund të shpenzohen për katër lojtarë – njëri prej tyre tashmë është siguruar

Chelsea synim yjet e Bundesligës: 300 milionë euro mund të shpenzohen për katër lojtarë – njëri prej tyre tashmë është siguruar

Pronari i Chelseat, Todd Boehly po përgatitet të sulmojë në afatin kalimtar veror me synim yjet e Bundesligës.

Amerikani tregoi se nuk ka frikë të shpenzojë paratë, duke blerë lojtarë në vlerë 300 milionë euro pre se kur zbarkoi në klub.


Ai tani ka filluar planifikimet për shpenzimet e tij të ardhshme.

Christopher Nkunku, vetëm i siguruar 

Sipas Sportsmail, Blutë fillimisht janë afër sulmuesit shumë të vlerësuar të RB Leipzig, Christopher Nkunku, ku thuhet se ai ka nënshkruar një marrëveshje me Chelsean pasi ka kryer teste mjekësore sekrete muajin e kaluar.

Chelsea do të paguajë klauzolën e tij të plotë të lirimit prej 60 milionë euro.

24-vjeçari shijoi një sezon të shkëlqyer sezonin e kaluar pasi shënoi 35 gola dhe asistoi në 20 të tjerë në 52 paraqitje në të gjitha garat, ku u shpall edhe lojtari i vitit në Bundesligë.

Josko Gvardiol, kroati që pëlqehet nga të gjithë

Tjetër emër në listën e Bluve është mbrojtësi kroat Josko Gvardiol për të cilin ka interesim nga shumë klube.

Kroati shihet si një nga talentet më të mëdhenj në Bundesligë dhe tërhoqi vëmendjen e Chelseat edhe në verë. Boehly ofroi deri në 80 milionë euro për 20-vjeçarin, por si Leipzig ashtu edhe kroati nuk ishin gati për këtë lëvizje.

Megjithatë, situata tani ka ndryshuar dhe Gvardiol tani do të ishte i përgatitur të bashkohej me Nkunku në “Stamford Bridge”, me Blutë që mund ta rrisin ofertën në 90 milionë euro.

Në total, Blues mund të përfundojnë duke shpenzuar mbi 150 milionë euro për dyshen e Leipzig verën e ardhshme.

Jude Bellinghamin, dëshira e madhe

Por Chelsea nuk do të ndalen me kaq. Boehly po planifikon gjithashtu të nisë një ofertë sensacionale për të joshur Jude Bellinghamin e Borussia Dormund që ta kthejë përsëri në Angli.

Ylli i ri kërkohet edhe nga gjiganti spanjoll Real Madrid dhe Manchester City.

Megjithatë, Boehly shpreson të mposhtë të dyja skuadrat për nënshkrimin e Bellingham, duke ofruar 100 milionë euro për reprezentuesin anglez. Klubi gjerman thuhet se kërkon 20 milionë euro më shumë dhe bisedimet për këtë gjë kanë filluar.

Ai ka bërë 102 paraqitje për Dortmundin dhe ka shënuar 14 gola që kur u bashkua me gjermanët nga Birmingham në vitin 2020.

Blutë shpresojnë të krijojnë një dyshe në mesfushë me Bellingham dhe Declan Rice të West Ham.

Benjamin Pavard i Bayern Munich, siguria në mbrojtje

I fundit në listën e Chelseat është Benjamin Pavard i Bayern Munich të cilit kontrata aktuale i përfundon në vitin 2024.

Francezi do të ishte një alternativë shumë më e lirë për pronarin e Chelseat, Boehly, pasi kushton diku rreth 35 milionë euro.

Ai ka bërë 88 paraqitje për Bayernin që nga nënshkrimi nga Stuttgart dhe është bërë një lojtar i rregullt në skuadrën e Francës. Ai fitoi Kupën e Botës në Rusi në 2018./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori