LAJMI I FUNDIT:

Chelsea refuzon ofertën e Interit me lojtar të përfshirë plus para për Kanten

Chelsea refuzon ofertën e Interit me lojtar të përfshirë plus para për Kanten

Klubi anglez, Chelsea ka refuzuar një ofertë joshëse të Interit për mesfushorin francez, N’Golo Kante.

Nerazzurrët ishin afër titullit kampion në Serie A dhe u mposhten në finale të Ligës së Evropës në sezonin e fundit.

Tani, drejtuesit e klubit dhe trajnerit duan të përforcohen para këtij sezoni, pasi çdo mbyllje e sezonit pa trofe do të llogaritej si dështim.

Conte e ka kërkuar Kanten te Interi
Lexo po ashtu Conte e ka kërkuar Kanten te Interi

Ylli francez i Chelseat, Kante, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klube të mëdha evropiane pëlqehet shumë edhe nga Interit.

Megjithatë, oferta e Nerazzurrëve nuk ka bindur Blutë, të cilët e kanë kthyer mbrapa edhe pse pati edhe lojtar si pjesë të marrëveshjes.

Sipas mediumit The Guardian, Chelsea ka refuzuar një ofertë nga Interi për Kanten, e cila përfshinte Marcelo Brozovicin në një marrëveshje të pjesshme të shkëmbimit.

Përveç kësaj, Blutë kanë informuar gjithashtu klubin nga Serie A se ata nuk do të pranojnë as danezin Christian Eriksen si shkëmbim të pjesshëm.

Klubi anglez thuhet se dëshiron vetëm para për ta lënë të lirë Kanten, i cili vlerësohet 70-80 milionë euro. /Telegrafi/