LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i futet garës për Carrascon, Atletico i cakton çmimin

Chelsea i futet garës për Carrascon, Atletico i cakton çmimin

Mesfushori ofensivë belg Yanick Ferreira Carrasco pritet të largohet nga Atletico Madrid.

Klubi spanjoll ka konfirmuar se lojtari do të lihet i lirë për tu larguar nëse vije një ofertë e mirë.


E në garë për anësorin këmbëshpejtë është futur kampioni aktual i Anglisë, Chelsea.

Sipas medieve angleze, Chelsea ka gati një ofertë prej 60 milionë eurove për transferimin e Carrascos sa po kërkon edhe Atletico Madrid..

Por për ta transferuar Carrascon në ‘Stamford Bridges’, klubi londinez duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayernit.

Kampionët e Gjermanisë gjithashtu mbetën të interesuar për transferimin e Carrascos të cilin e shohin si zëvendësues adekuat të Riberys.

Carrasco iu bashkua Atletico Madridit dy vite më parë nga skuadra franceze Monaco.

Reprezentuesi belg ka një kontratë valide me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori