LAJMI I FUNDIT:

Chelsea detyrohet ende 85 milionë euro për nënshkrimin e Lukakut, por jo Interit

Chelsea detyrohet ende 85 milionë euro për nënshkrimin e Lukakut, por jo Interit

Chelsea me para të pakta ende i detyrohet Interit 71 milionë funte apo 85 milionë euro për nënshkrimin e verës së kaluar me sulmuesin Romelu Lukaku.

Lukaku u kthye në Stamford Bridge për një tarifë me vlerë 95 milionë funtesh apo 115 milionë eurosh verën e kaluar.


Por, sipas Daily Mail, Chelsea planifikoi ta paguante atë shumë në një seri këstesh për 12 muaj.

Ndërsa Blutë refuzuan të komentonin detajet e marrëveshjes, Interi publikoi dokumentet kur u detyruan të ri-financonin borxhet e tyre të mëdha vitin e kaluar.

Rikthehet telenovela "Lukaku": Belgu e kërkon me ngulm rikthimin te Interi, sidomos pas sanksioneve të Chelseat
Lexo po ashtu Rikthehet telenovela "Lukaku": Belgu e kërkon me ngulm rikthimin te Interi, sidomos pas sanksioneve të Chelseat

Këto dokumente tregojnë se klubi italian nuk do të marrë tarifën e plotë të transferimit deri në fund të këtij viti, por nuk do të vijë direkt nga Chelsea.

Marrëveshja për të rikthyer Lukakun në Londër duket se është ndarë në pesë këste me vlerë rreth 20 milionë funte apo rreth 24 milionë eurosh secila.

Chelsea pagoi këstin fillestar, por Interi më pas organizoi një marrëveshje financimi me një institucion financiar të paidentifikuar për të marrë më shumë para dhe me shpejt këstet e prapambetura.

A duhet të shqetësohet Interi për paratë e shitjes së Lukakut pasi Abramovichit dhe Chelseat iu bllokuan transaksionet
Lexo po ashtu A duhet të shqetësohet Interi për paratë e shitjes së Lukakut pasi Abramovichit dhe Chelseat iu bllokuan transaksionet

Marrëveshja është praktikë e zakonshme për klubet e futbollit si Interi, të cilët po përballeshin me një krizë financiare verën e kaluar.

Si pjesë e marrëveshjes, Chelsea do t’i paguante më pas këstet e mbetura institucionit financiar në vend të Interit.

Kampionët e Serie A kishin marrë 18.4 milionë funte apo 22 milionë euro nga institucioni financiar deri në shtator 2021, me gati 71 milionë funte apo 85 milionë euro që do të vijnë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori