LAJMI I FUNDIT:

Chelsea arrin marrëveshje me Arsenalin për Oxlade-Chamberlain

Chelsea arrin marrëveshje me Arsenalin për Oxlade-Chamberlain
LONDON, ENGLAND - AUGUST 06: Alex Oxlade-Chamberlain of Arsenal during the The FA Community Shield between Chelsea and Arsenal at Wembley Stadium on August 6, 2017 in London, England. (Photo by Robbie Jay Barratt - AMA/Getty Images)

Chelsea ka arritur marrëveshje me Arsenalin që ta sjellin në skuadër Alex Oxlade-Chamberlainin.

Oxlade-Chamberlain, u bashkua me Arsenalin në vitin 2011, ndërsa në kohën e fundit edhe pse iu ofrua një kontratë e re, ai nuk pranoi ta nënshkruajë.


Liverpool dhe Chelsea kanë treguar interesim gjatë gjithë verës, por sipas Sky Sports, kampionët e Ligës Premier e kanë fituar garën.

Për lojtarin Chelsea do të paguajë 35 milionë funte dhe gjatë ditëve të ardhshme lojtari do t’i kryej testet mjekësore.

Conte para disa ditësh tha se klubi është duke punuar shumë që të përforcohemi ende në këtë afat kalimtar.

Chelsea pas Oxlade-Chamberlain pritet të bëjë edhe një transferim të fundit. /Telegrafi/