LAJMI I FUNDIT:

Chatboti Copilot i Microsoft tani i disponueshëm edhe për përdoruesit e iOS, ka të integruar versionin GPT-4 dhe DALL-E 3

Chatboti Copilot i Microsoft tani i disponueshëm edhe për përdoruesit e iOS, ka të integruar versionin GPT-4 dhe DALL-E 3

Aplikacioni Copilot i Microsoft tani është i disponueshëm për t’u shkarkuar edhe në App Store për përdouesit e iPhone dhe iPad.

Siç raportohet, ky aplikacion për përdoruesit e iOS vjen vetëm disa ditë pasi Microsoft e lansoi aplikacionin e pavarur Copilot për përdoruesit e Android, transmeton Telegrafi.


Chatboti i fuqizuar me Inteligjencë Artificiale ka të integruar versionet më të fundit të platformave sikurse GPT-4 dhe DALL-E 3.

Microsoft lanson aplikacionin e Copilot për përdoruesit e Android, mund të bisedoni me të dhe të gjeneroni imazhe
Lexo po ashtu Microsoft lanson aplikacionin e Copilot për përdoruesit e Android, mund të bisedoni me të dhe të gjeneroni imazhe

Aplikacioni është falas për t’u shkarkuar dhe përdorur, por padyshim që mungojnë disa veçori nga versioni celular i Copilot.

Ky duket të jetë një lansim i heshtur, pasi Microsoft nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për këtë.

Kohët e fundit Copilot u riemërua nga Bing Chat dhe me këtë mund të krijoni tekst, të merrni përgjigje për pyetje, të përmbledhni tekste, të shkruani ese, poezi ose më shumë.

Përdoruesit mund të krijojnë gjithashtu imazhe duke përdorur platformën e integruar DALL-E 3.

Aplikacioni gjithashtu u jep përdoruesve akses falas në modelin më të fundit të ChatGPT-s, GPT-4 nga OpenAI. Sidoqoftë, siç është testuar, mund të merrni vetëm deri në 30 përgjigje në të njëjtën kohë dhe do t’ju duhet të aktivizoni GPT-4 në aplikacion. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Kalo në kategori