Michael Chandler ka marrë një fitore spektakolare në UFC ndaj Tony Ferguson.

Ka qenë një meç i jashtëzakonshëm, ku në fund u fitua me nokaut nga Chandler i cili e rrëzoi Fergusonin falë një goditje brutale që i dha në fytyrë me këmbën e tij të djathtë.

Nokauti që Chandler i dha Fergusonit erdhi vetëm pas 17 sekondave të zhvilluara në raundin e dytë.

Ish-kampioni i peshave të lehta, Tony Ferguson mbeti pa ndjenja në ring, derisa fytyra e tij u deformua e gjitha nga goditja e fortë që i dha Chandler.

Ferguson që e fitoi këtë meç në peshat e lehta në UFC ka qenë i entuziazmuar derisa ka kërkuar nga Conor McGregor për tu rikthyer në ring dhe të bëjnë një luftë.

Reklama
Reklama

“Conor MCgregor, duhet të kthehesh dhe të luftosh me dikë. Unë jam pesha e lehtë më argëtuese në planet. Dua të ndeshem me ty Conor dhe po pres të rikthehesh”, deklaroi Chandler. /Telegrafi/