Ekipi i hendbollit Kosova do të ballafaqohet me Besa Famiglian nga Peja, kampion në fuqi dhe fitues i kupës vjetme.

Ndërkaq, një super ndeshje pritet mes Kastriotit e Prishtinës, dy rivalë të vjetër dhe që gjithmonë bëjnë lojëra të mira mes vete.


Në konkurrencën e femrave, Drita e Gjilanit me disa lojtare me përvojë takohet me Kastriotin e Ferizajt, fituese e kupës së vjetme dhe kampione në fuqi, ndërsa Vëllaznimi nga Gjakova sfidon Prishtinën.

Më 16 maj luhen gjysmëfinalet në Prishtinë, ndërsa një ditë më vonë finalet. /Telegrafi/

telegrafi sport app