Seriali Rrushe ka marrë një kthesë të papritur në episodin e katërt, që pritet ta bëjë këtë serial shumë më dramatik dhe interesant. Më poshtë mund ta gjeni përmbledhjen e episodit të katërt të Rrushe.
Pas tre episodave të para ku ngjarja u shpalos ngadalë, por me shumë intriga, episodi i katërt i serialit Rrushe solli një kthesë të papritur. Shoqëria e Blertës, vajzës së vogël të familjes Pirulli, me komshiun Fatmir, duket një shoqëri e çuditshme. E pikërisht kjo shoqëri bëhet shkaktar i një drame të madhe, e cila përfshinë të gjithë pjesëtarët e familjes nga Prishtina.
Merita Pirulli, nëna e familjes, duke u kthyer në shtëpi, sheh vajzën e saj me Fatmirin duke hyrë në banesë. Merita buzëqeshë, por me të hyrë në shtëpi kupton se Blerta nuk është aty.
Reagimi i një nëne, i portretizuar mrekullisht nga Aurita Agushi, e bën fundin e episodit të katërt shumë emocional. Merita hyn në banesë të Fatmirit dhe largon vajzën nga ai vend. Por keqkuptimet që ndodhin në familjen Pirulli si pasojë e mungesës së komunikimit, e sjellin edhe një situatë tjetër dramatike, që i lë ata të shokuar. Pas kacafytjeve e bërtimave në banesë, Vesa hyn dhe e sheh babain, Mentor Pirullin, teksa i bërtet vajzës së vogël Blertës. Vesa shtyn Mentorin, duke e rrëzuar në tokë. Mentori përfundon i shtrirë dhe i mbushur me gjak.
Kështu përfundon episodi i katërt i serialit Rrushe, mirëpo kjo episodë ka edhe diçka tjetër të veçantë, rikthimin në kohë, më saktësisht në vitin 1995. Në Dresden të Gjermanisë, dy shqiptarë takohen dhe flasin për një lëvizje popullore, të quajtur Lëvizja Qëndresa. Musë Lahu pret shokun e tij Demir Jaha, i cili iu shmanget agjentëve serb dhe hyn në veturë. Demiri ia ofron Musës fletoren e Lëvizjës Qëndresa, ku gjindet edhe llogaria bankare. Duke e ditur se ideali për komb dhe jeta e tij janë në rrezik, Demir Jaha, përgjegjësinë për Lëvizjen Qëndresa dhe për fletoren ia jep Musë Lahut.
Episodi i pestë i serialit Rrushe pritet të jetë i mrekullueshëm, duke ditur ngjarjet që kanë mbetur pezull nga episodi i katërt.
Rrushe rikthehet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Më poshtë mund ta ndiqni episodin e katërt të Rrushe.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur