Në vitet e fundit, këngëtarja Celine Dion ka befasuar me shijen e modës, por veshjet e zgjedhura nga javën e modës në Paris, nuk po ndalen së përfoluri.

Pothuajse të gjitha kombinimet e modës ajo i ka veshur në Paris dhe këto u bënë publike në revistat kryesore të shoubizit.

Është tërhequr vëmendja veçanërisht në veshje Miu Miu me një kravatë të zezë dhe xhaketa bardhezi të kombinuara me fustan të gjera të verdhë.

Megjithatë, ajo që shumë e kanë vënë re është pamja e saj, në veçanti pesha e këngëtares kanadeze. Legjenda e muzikës duket se ka shtuar disa kilogram më shumë dhe se duket më e freskët.

Ajo nuk i ka përfillur kritikat, por që ka pohuar se dëshiron të jetë femërore dhe seksi edhe pas moshës 50-vjeçare.

Ndryshe, Dionin do ta shohim në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/