LAJMI I FUNDIT:

Carragher: Salah dhe Kane e kanë kaluar kohën për t’u bashkuar me Real Madridin ose Barcelonën

Carragher: Salah dhe Kane e kanë kaluar kohën për t’u bashkuar me Real Madridin ose Barcelonën

Mohamed Salah dhe Harry Kane janë dy lojtarë që kanë qenë të lidhur me Barcelonën dhe Real Madridin në të kaluarën, por ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher beson se dyshja nuk do të lëvizin nga klubet aktuale.

Javët e fundit ka pasur zëra se Salah nuk është i lumtur në Liverpool, ndërsa një sezon tjetër pa trofe mund të bëjë që Kane të konsiderojë të ardhmen e tij me Tottenham Hotspur.


“Unë mendoj se ai [Salah] do të jetë atje [në Liverpool] edhe për disa vite”.

“Unë mendoj se ai është në një pozicion të ngjashëm me Harry Kane. Unë mendoj se ata ndoshta e kanë humbur varkën nëse do të donin të shkonin ndonjëherë, qoftë drejt  Real Madridit ose Barcelonës. Nëse është Harry Kane largohet, mund të shkojë në Manchester United apo Manchester City”, ka thënë Carragher.

Sipas ish mbrojtësit dy lojtarët kushtojnë mbi 120 milionë euro dhe do të ishte problem të paguante dikush këto shuma në këtë moshë.

Carragher beson se klubet do të ishin të gatshëm të paguanin një shumë të madhe për lojtarë si Erling Haaland ose Kylian Mbappe. /Telegrafi/