Reperi i njohur Capital T është angazhuar në shumë iniciativa bamirëse këtë fundvit.

Ai u ka dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë duke u shpërndarë atyre dhurata, gjersa së bashku me hoxhë Halil Kastrati kanë ndihmuar edhe në ndërtimin e disa shtëpive për familjet nevojtare.


E gjithë kjo iniciativë, duket se i ka penguar dikujt, ose të paktën kështu ka bërë të ditur reperi në postimin e fundit në InstaStory.

I revoltuar nga ata që kanë shprehur mos-respekt ndaj këtyre aksioneve humanitare të tij, ai ka shkruar se për personat që kanë këtë urrejtje, shpreson që Zoti t'i pastrojë nga kjo e keqe.

"Për krejt ata njerëz të ligë që iu pengon bamirësia ime, e ata të cilët kanë shpirt me sha humanitetin e çfarëdo lloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt", ka shkruar ndër të tjerash reperi.

I njëjti, e ka vazhduar postimin, duke thënë se motivimi i tij për të ndihmuar njerëzit vazhdon, pavarësisht asaj se çfarë thonë të tjerët.

true

"Kur ju pengon edhe humaniteti, paramendo sa shumë iu pengon suksesi im. Sidoqoftë aksionet nuk kanë me u ndalë, qentë lehin, karvani ecën", përfundon postimin e tij Capital T.

I njëjti ka pasur një vit mjaft të suksesshëm në muzikë, ndërsa të ardhurat e mira nga puna që bën ka shprehur dëshirën që t'i ndajë me ata që vërtet kanë nevojë. /Telegrafi/