LAJMI I FUNDIT:

Capital T argumenton se nuk e largoi qëllimisht kryqin e kishës nga klipi: Si ka mundësi të më pengojë në klip e jo në Instagram, ku është logjika këtu?

Capital T argumenton se nuk e largoi qëllimisht kryqin e kishës nga klipi: Si ka mundësi të më pengojë në klip e jo në Instagram, ku është logjika këtu?

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është vënë së fundmi në shënjestër të kritikave për shkak të klipit të tij më të fundit, “Buzëqeshje”.

Në këtë klip, për shkak të një filteri që produksioni ka vendosur në qiell, ka shkaktuar që kryqi mbi Kishën e Shkodrës ku edhe janë kryer xhirimet, të bëhet i padukshëm.


Kjo ka irrituar një pjesë të fansave të fesë katolike, të cilët në komentet e bërë poshtë klipit, kanë hedhur dyshimet se një gjë e tillë mund të jetë bërë e qëllimshme.

Pas një sqarimi që bëri në InstaStory, Capital T vendosi që në postimet pasardhëse, të publikojë një fotografi që ka realizuar gjatë xhirimeve të klipit, të cilën e kishte publikuar në rrjetin social Instagram – ku duket qartë edhe kryqi.

Capital T sqaron se pse kryqi i Kishës së Shkodrës u largua nga klipi i tij: Nuk kam dorë në këtë gabim
Lexo po ashtu Capital T sqaron se pse kryqi i Kishës së Shkodrës u largua nga klipi i tij: Nuk kam dorë në këtë gabim

“Si ka mundësi të më pengojë në klip, por jo në Instagramin tim personal, ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkroi reperi në InstaStory.

Foto: Capital T/InstaStory

I njëjti më pas ka publikuar një tjetër shkrim, duke u shprehur se disa portale e kanë devijuar qëllimisht lajmin, duke gjetur për herë të parë një vend se ku mund t’i “kapen” për diçka, ndërsa shprehet se i ka ngelur hatri që nuk u telefonua nga askush për të marrë sqarim.

“Faleminderit që përdorni logjikën dhe për këto 15 vite karrierë sado pak më njihni se kush jam e si jam e çfarë vlera kam, të gjithë ju që pa fund më keni nisur mesazhe të mira. Kurse ju portalet e dy lekëve që jeni mësuar të ju paguajnë artistët për të shkruar për ta e sot e paskeni gjetur personazhin e ditës me e njollos s’kam kurrfarë ndjenje ndaj jush, po më vjen çudi si ka mundësi askush s’më mori në telefon për prononcim ose deklaratë apo nga që e dini realitetin thjeshtë u zgjuat dhe vendosët sot ‘ky është ai që duhet ta sulmojmë ne, se deri sot s’kishim ku t’i kapemi’. Epo ja, ju erdhi dita, sot gjetët ku me u kapë”, ka shkruar Capital T.

Foto: Capital T/InstaStory

Klipi “Buzëqeshje” përndryshe është realizuar nga produksionit kosovar Imagine Films dhe kënga në fjalë numërohet si një nga hitet më të dëgjuara të kësaj vere në estradën shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori