LAJMI I FUNDIT:

Cancelo: Interi mbetet në zemrën time

Cancelo: Interi mbetet në zemrën time
Joao Cancelo gjatë ndeshjes Juventus-Valencia (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Juventusit, Joao Cancelo, ka thënë se Interi vazhdon të jetë pjesë e zemrës së tij.

Portugezi ishte i huazuar te zikaltrit në sezonin 2017/18 nga Valencia, por në verën e 2018 iu bashkua Zonjës së Vjetër për 40 milionë euro nga klubi spanjoll.

“Sonte ishte një fitore e rëndësishme”, ka thënë Cancelo për Sky pas fitores 1-0 në Derbin e Italisë.

Joao Cancelo pjesë e skuadrës më të mirë për sezonin 2017/18 në Serie A (Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

“Interi është një skuadër e madhe dhe rival direkt për titull. Interi ishte një ekip i rëndësishëm për mua, ata më ndihmuan shumë për t’u rritur”.

“Tani jam duke e veshur fanellën e Juventusit dhe po mendoj vetëm për Bianconerët, por Interi mbetet në zemrën time”, ka thënë për fund Cancelo.

Notat e lojtarëve, Juventus 1-0 Inter: Cancelo e Mandzukic shkëlqejnë, dështojnë Miranda e Icardi
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Juventus 1-0 Inter: Cancelo e Mandzukic shkëlqejnë, dështojnë Miranda e Icardi

24-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë të Zonjës së Vjetër, pavarësisht se 12 ndeshje ka dhuruar vetëm dy asistime.

Portugezi ishte vendimtar edhe në suksesin e Interit në sezonin e fundit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori