LAJMI I FUNDIT:

Calhanoglu drejt transferimit në Angli, Chelsea dhe Arsenal pas tij

Calhanoglu drejt transferimit në Angli, Chelsea dhe Arsenal pas tij

Hakan Calhanoglu është duke i kaluar muajt e fundit si futbollist i gjigantit italian Milan.

Mesfushori turk është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka pranuar rinovimin me Milanin, gjë që e bën atë lojtar të lirë në fund të sezonit.


Rossonerët ende janë duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit me lojtarin, por marrëveshja mes palëve duket larg.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus prej kohësh po monitoron situatën e lojtarit, por e ardhmja e Calhanoglus mund të jetë në Angli.

Dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Arsenal gjithashtu janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin ofensivë.

Mediat në Angli dhe Itali kanë raportuar se dy ekipet londineze duken në avantazh përballë Juventusit, për faktin se janë gati t’i ofrojnë kontratë më të mirë financiare Calhanoglus.

27-vjeçari ka bërë një sezon shumë të mirë me Rossonerët, ku në 34 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asistime.

Agjentët e lojtarit i kanë bërë me dije Milanit se për të rinovuar, turku kërkon shtatë milionë euro pagë vjetore, shumë që Rossonerët e Zonja e Vjetër nuk mund t’ia ofrojnë, por në anën tjetër Chelsea e Arsenal janë gati t’i përmbushin këto kërkesa për të nënshkruar me lojtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori