Ish-lojtari i Drenicës, Hysit dhe Kosovës së Vushtrrisë, Ismet Cakaj ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Dritën.

Këtë lajm për Telegrafin e ka konfirmuar ndërmjetësuesi për transferimet e Dritës, Fisnik Kërçeli.


“Ismet Cakaj edhe zyrtarisht është pjesë e Dritës. Kemi arritur marrëveshje një vjeçare dhe jemi të lumtur që e kemi kthyer te Drita këtë lojtar me emër në futbollin kosovar”, tha Kërçeli për Telegrafin.

Drita arriti të mbetet në Superligë, falë ndeshjes së barazhit ku mposhti Flamurtarin pas ekzekutimit të penalltive. /Telegrafi/

telegrafi sport app