LAJMI I FUNDIT:

Burimet tregojnë se Princi Harry ishte në raport të keq me vëllanë e tij, Princin William para se të largohej nga mbretëria

Burimet tregojnë se Princi Harry ishte në raport të keq me vëllanë e tij, Princin William para se të largohej nga mbretëria
Princi William me Kate Middleton dhe Princi Harry me Meghan Markle (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Princi Harry u largua nga vendi në ‘kushte të këqija me vëllanë e tij’ pasi ai dhe gruaja e tij Meghan Markle u tërhoqën si mbretër të vijës së parë, pretendon një burim i brendshëm pranë çiftit.

Përçarja thuhet se ka filluar në vitin 2017 kur Princi William paralajmëroi vëllain e tij të ri se po lëviz shumë shpejt me Meghan Markle, raporton revista People.


“Ata nuk u larguan me kushte të mira, por të dy u lehtësuan që kjo punë mbaroi”, tha burimi i afërt i familjes, shkruan DailyMail.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Kirsty Wigglesworth – Pool/Getty Images/Guliver)

“Ndoshta [Meghan dhe Harry] nuk i menduan gjërat ashtu siç mund të kishin ndodhur, por ata donin të ishin të lumtur. Kush mund t’i fajësojë ata për këtë?”, citoi tutje burimi.

Ky informacion vjen mes njoftimeve se Princi William është shumë i trishtuar që marrëdhëniet e ngushta që ai dikur gëzonte me këtë vëlla, tashmë nuk janë të tilla.

Princi Harry, 35 vjeç dhe Meghan Markle, 38 vjeçe, aktualisht janë duke jetuar në një rezidencë prej 10 milion funtesh në ishullin Vancouver, ndërsa planifikojnë jetën e tyre të re jashtë Mbretërisë, pasi u tërhoqën nga detyrat mbretërore në janar.

Princi William me Kate Middleton dhe Princi Harry me Meghan Markle (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Harry dhe Meghan besohet se po shijojnë kohën e tyre që kur u tërhoqën nga detyrat mbretërore dhe po zhvillojnë pjesën më të madhe të jetës në Kanada.

Muajin e kaluar, fotografitë treguan Dukeshën që mbante djalin e saj ndërsa ajo shëtiste nëpër një park afër rezidencës së madhe.

Tani pritet që ata të kalojnë pjesën më të madhe të kohës në Amerikën e Veriut, që do të thotë që Archie do të ketë pak kontakte me kushërinjtë e tij Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis ose tezen dhe xhaxhain e tij, Kate dhe William.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Gareth Fuller-Pool/Getty Images/Guliver)

Por ndërsa ata janë duke shijuar kohën e tyre në Kanada, çifti po hedh edhe bazat për fondacionin e tyre të bamirësisë.

Një mik i afërt me çiftin thanë që ata kishin plane të mëdha për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori