LAJMI I FUNDIT:

Buffon më në fund zbulon datën se kur do të pensionohet nga futbolli

Buffon më në fund zbulon datën se kur do të pensionohet nga futbolli

Portieri legjendar i Italisë, Gianluigi Buffon mendon se mund të vazhdojë të luajë edhe për dy sezone.

44-vjeçari iu bashkua klubit të tij të fëmijërisë Parma verën e kaluar dhe nuk tregon asnjë shenjë se do i varë dorezat.


Buffon nënshkroi një marrëveshje të re me skuadrën e Serisë B në shkurt, e cila do ta çojë atë deri në moshën 46-vjeçare (30 qershor 2024), atëherë edhe kur do të tërhiqet.

Buffon thotë se Di Maria te Juventusi, sikur Maradona në kohët e arta te Napoli
Lexo po ashtu Buffon thotë se Di Maria te Juventusi, sikur Maradona në kohët e arta te Napoli

Por, duke folur në një ngjarje të hapur për fansat në një vendpushim në Italinë veriore këtë verë, ai zbuloi planet për të vazhduar në dekadën e tij të gjashtë.

Ai i tha Alfredo Pedullas: “Dhjetë vjet në Parma, 20 në Juve, pastaj një në Paris, dy në Juve dhe tani unë mbyll karrierën në Parma”.

“Dhe unë nuk jam 100 vjeç! Në pension 55? Pak a shumë. A do të stërvitem pas daljes në pension, kam shumë vite që mendoj se kur do të ndalem”.

"Finalja e mallkuar e vitit 2006" - Zidane flet për goditjen me kokë në Materazzin dhe për 'çmendurinë' që ia dinte Buffoni
Lexo po ashtu "Finalja e mallkuar e vitit 2006" - Zidane flet për goditjen me kokë në Materazzin dhe për 'çmendurinë' që ia dinte Buffoni

“Kam dhjetë vjet që mendoj për këtë, por më pas vazhdoj gjithmonë. Mendoj se kam pasur përvoja të rëndësishme që më lejojnë të njoh botën e futbollit”, ka shtuar më tej ai.

Buffon është rekordmen i paraqitjeve te Italisë me 176 sosh dhe për herë të fundit ka luajtur për vendin e tij në vitin 2018.

Buffon për kartonin e kuq në Madrid: Momenti më krenar – dikush e goditi gjyqtarin, por nuk isha unë
Lexo po ashtu Buffon për kartonin e kuq në Madrid: Momenti më krenar – dikush e goditi gjyqtarin, por nuk isha unë

Ai ka bërë mbi 1100 paraqitje në karrierën profesionale, gjysma e tyre për Juventusin.

Shumë prisnin që ai të pensionohej kur u largua nga “Zonja e Vjetër” vitin e kaluar, por ai u ribashkua me Parman, klubi në të cilin filloi si ekip i të rinjve në vitin 1991. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori