Tajon Buchanan ka zbarkuar në Milano për t'i kryer testet mjekësore, pasi së të nënshkruaj me Interin.

Reprezentuesi kanadez do të përfundojë një transferim të përhershëm nga Club Brugge.


Shifrat e transferimit të Buchanan besohet se janë shtatë milionë euro plus tre milionë euro tjera bonuse.

24-vjeçari zbarkoi në aeroportin Linate të Milanos sot (e enjte) në mëngjes dhe sot do t'i nënshtrohet testeve mjekësore me Interin.

Ai do të nënshkruajë pasdite një kontratë katërvjeçare e gjysmë në klubin nga Giuseppe Meazza.

Gazetarja italiane, Simone Togna ka shpërndarë videon e mbërritjes së Buchanan në Linate.

Buchanan nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Hellas Verona pasi do të kthehet në Belgjikë për të plotësuar disa dokumente të nevojshme për të përfunduar transferimin e tij në Itali. /Telegrafi/