LAJMI I FUNDIT:

Britney flet për ‘hakmarrjen’ në postimin e parë në Instagram, prej se babai i saj paraqiti dorëheqjen nga kujdestaria pas 13 vjetësh

Britney flet për ‘hakmarrjen’ në postimin e parë në Instagram, prej se babai i saj paraqiti dorëheqjen nga kujdestaria pas 13 vjetësh
Foto: AP

Britney Spears ka postuar për hakmarrje në një publikim në Instagram prej se babai i saj, Jamie Spears, u paraqit për t’i dhënë fund kujdestarisë së saj.

Jamie ka pasur kontroll ligjor mbi vajzën e tij gjatë 13 viteve të fundit, shkruan The Sun.


Vetëm disa orë pasi Jamie paraqiti dokumentet për t’i dhënë fund kujdestarisë të martën, Britney, ka ndarë dy fotografi në Instagram të kthimit të saj në skenë me Iggy Azalea.

Foto: Britney Spears/Instagram

Krahas fotove, 39-vjeçarja shkroi: “Unë dhe Iggy në skenë. Ishte shumë argëtuese të punoja me një femër kaq të fortë, nuk e kam takuar fëmijën e saj, por nëse po e lexon këtë Zoti e bekoftë dhe ju falënderoj për të gjitha fjalët tuaja të mira!”.

Një javë pas dorëheqjes së babait nga kujdestaria - Britney Spears akuzohet për dhunë ndaj punonjëses në shtëpinë e saj
Lexo po ashtu Një javë pas dorëheqjes së babait nga kujdestaria - Britney Spears akuzohet për dhunë ndaj punonjëses në shtëpinë e saj

Këngëtarja e vazhdoi shkrimin: “Psss, edhe pse emri i këngës është Pretty Girls unë mendoj se koncepti është më shumë si hakmarrje”.

Ky postim i yllit të hitit “Toxic” erdhi menjëherë pasi Jamie paraqiti dokumentet për t’i dhënë fund kujdestarisë.

Foto: Britney Spears/Instagram

Dokumentet thonë se këngëtarja 39-vjeçare “ Ka të drejtë që kjo Gjykatë tani të marrë parasysh seriozisht nëse kjo kujdestari nuk kërkohet më”.

Për më tepër, dosja pretendon se rrethanat e Britney kanë ndryshuar “në atë masë që bazat për krijimin e një kujdestarie mund të mos ekzistojnë më”.

Foto: AP

Këngëtarja e “Wominaizer” u vendos për herë të parë nën kujdestari në vitin 2008, ndërsa ajo po luftonte që babai i saj të hiqte dorë nga kujdestaria e saj.

Britney më parë ka bërë një numër pretendimesh tronditëse në lidhje me babanë e saj si kujdestar, ajo dikur tha se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër dhe të martohet, por pretendoi se “kujdestari i saj nuk e ka lejuar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori