LAJMI I FUNDIT:

Britaniku duke shëtitur qenin, gjeti një thesar 2000-vjeçar – kjo ndodh rrallë, nëna menjëherë reagoi

Britaniku duke shëtitur qenin, gjeti një thesar 2000-vjeçar – kjo ndodh rrallë, nëna menjëherë reagoi

Nëna e 12-vjeçarit Rowan Brannan, së fundmi tregoi sesi djali i saj e gjeti byzylykun me shkëlqim krejt rastësisht teksa ecte me qenin.

Por, nuk ishte byzylyk i zakonshëm, por një artefakt 2000-vjeçar!


Dy vite më parë britaniku nga West Sussex po kënaqej me kafshën shtëpiake kur pa një objekt me shkëlqim në bar. Nëna e tij i tha që ta gjuante sepse me shumë mundësi është “bërllok”.

“Gjithmonë gjeja gjëra të pakuptimta, por kjo më dukej e veçantë”, tha Rowan.

Djali e mori byzylykun në shtëpi, duke besuar se ishte prej ari, raporton thesun.

Ndoshta do të kishte harruar “gjetjen” e pazakontë nëse një vendbanim romak nuk do të zbulohej pak më vonë, në të njëjtën zonë.

Nënë Amanda reagoi menjëherë dhe ia çoi byzylykun ekspertëve që identifikojnë objektet arkeologjike. Rowan digjej nga dëshira për të ditur origjinën e saj.

Më në fund ata përfunduan në Muzeun Britanik, ku mësuan historinë e pabesueshme të byzylykut që kishin gjetur.

Rezulton se objekti dikur i mbuluar me baltë është pjesë e një byzylyku armilla (Armilla).

“Daton nga shekulli i I-rë dhe është një dekoratë ushtarake. U dhanë ushtarëve romakë që treguan guxim”, shpjegoi Amanda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Publikohen pamjet se si luftojnë ushtarët e huajë në krah të ukrainasve kundër rusëve

Evropa
Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Anija “lundron” mbi det dhe kjo foto nuk është montazh: Njerëzit fërkojnë sytë me mosbesim për shkak të imazhit nga Greqia

Botë
Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Bosnja
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja ruse vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

SHBA njofton paketën e radhës 370 milionë euroshe për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori