LAJMI I FUNDIT:

Braziliani “mollë sherri” mes Besiktasit dhe Benficës

Braziliani “mollë sherri” mes Besiktasit dhe Benficës

Besiktas do të padis në FIFAs skuadrën portugeze të Benficas.

E gjithë kjo pasi që portugezët kanë rikthyer në ekip talentin brazilian Anderson Talisca.


Ky i fundit ka qenë i huazuar te kampioni turk deri në muajin prill të vitit të ardhshëm me mundësi të zgjatjes.

Por, benfica si duket ka marr një ofertë të mirë për mesfushorin me tipare sulmuese, i cili po vlerësohet rreth 20 milionë euro.

Talisca është raportuar kohë më parë se po pëlqehet prej trajnerit Jose Mourinho të Manchester Unitedit.
/Telegrafi/