Takimi i tretë i Bordit të FIBA Evropës për periudhën 2023-2027 është mbajtur në fundjavën e kaluar në Gjibraltar.
Ministri i Sportit i të Gjibraltarit, z. Leslie Bruzon e ka bërë hapjen, duke ofruar një mikpritje të ngrohtë për të pranishmit, si dhe duke lavdëruar lidhjet e forta mes Gjibraltarit dhe botës së sportit dhe FIBA-s.
Mbledhjen e ka udhëhequr Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, ndërsa Presidenti i FIBA-s, Sheikh Saud Ali Al Thani, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis dhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak ishin të pranishëm.
Pjesë e mbledhjes ishte edhe anëtari i Bordit të FIBA Evropës, Arben Fetahu, njëherësh Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Gjatë takimit u diskutuan temat kyçe të mëposhtme:
Garat e klubeve 2023-24, ku u prezantuan raportet për rrjedhën e garave, të cilat janë në fazën finale të tyre. Garbajosa konfirmoi se FIBA Evropa në bashkëpunim me të gjithë partnerët përkatës janë duke punuar në një plan strategjik dhe një angazhim për të ngritur nivelin e garave të klubeve.
Projekti FIBA Time-Out 3.0, ku Bordi miratoi vazhdimin e programit Time-Out që synon të ofrojë kualifikime akademike për ish basketbollistë e ish basketbollistet elitare, në partneritet me Universitetin Northumbria në Mbretërinë e Bashkuar. Dy edicionet e mëparshme të programit janë vlerësuar botërisht si një sukses i jashtëzakonshëm.
Garat e ekipeve nacionale të kualifikimeve dhe parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 në të dyja konkurrencat, si dhe FIBA Kupën e Botës 2027 ku u theksua rritja e shikueshmërisë në ndeshjet e basketbollit duke dëshmuar sërish dëshirën e tifozëve për të parë kombëtaret e tyre duke luajtur në shtëpi.
FIBA EuroBasket 2025 dhe FIBA Women’s EuroBasket 2025;
FIBA Women’s EuroBasket 2027 dhe FIBA EuroBasket 2029;
FIBA Youth EuroBasket;
FIBA Kampionatet Evropiane për Shtetet të Vogla.
Duhet theksuar se Bordi i FIBA Evropës ka miratuar kriteret e aplikimit për një Projekt Special (2024-2027) sipas të cilit çdo vit dhe bazuar në rekomandimet e Komitetit Menaxhues, 10 Federata Nacionale të vogla dhe të mesme do të marrin mbështetje financiare shtesë.
Gjithashtu Bordi i FIBA Evropës ka vendosur që të rritë mbështetjen financiare për projektin FIBA Europe Girls Program (Her World, Her Rules) nga viti 2025 prej 500 mijë euro në 842 mijë euro.
Takimi i radhës i Bordit dhe Asambleja e Përgjithshme e FIBA Evropës do të zhvillohen në Portoroz të Sllovenisë në muajin maj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të
Paraqitje e jashtëzakonshme e Aro Muric ndaj Brightonit – shpallet lojtar i ndeshjes
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij
Dënimi i ashpër që e pret Man Cityn nëse shpallet fajtor për 115 akuzat në ‘gjyqin e shekullit’
Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet