Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci, ka thënë se Lionel Messi mbetet njëri prej lojtarëve më të mirë në botë së bashku me Cristiano Ronaldon.

Italia dhe Argjentina të mërkurën mbrëma zhvillojnë sfidën Finalissima në Wembley, ndërsa futbollisti i Juventusit ka folur në lidhje me dy lojtarët më të mirë në botë.

Messi u largua nga Barcelona në verën e kaluar për të nënshkruar me Paris Saint-Germainin, ku shënoi vetëm 11 gola në të gjitha garat.

(Foto: Football365)

Ndërkohë, Ronaldo u largua pikërisht nga Zonja e Vjetër dhe nënshkroi për Manchester Unitedin, por përkundër statistikave të mira personale, Djajtë e Kuq patën një sezon zhgënjyes.

Reklama
Tifozët e Real Madridi me aksion në rrjetet sociale për rikthimin e Ronaldos në "Santiago Bernabeu" Tifozët e Real Madridi me aksion në rrjetet sociale për rikthimin e Ronaldos në "Santiago Bernabeu"

“Ai (Messi) ka fituar aq shumë çmime të Topit të Artë saqë është e vështirë t’i shtosh mbiemra madhështisë së tij”.

Reklama

“Ka qenë dhe mbetet njëri nga më të mirët në botë përkrah Cristiano Ronaldos, duhet ta respektosh në fushë dhe të përgatitesh individualisht dhe si skuadër për ta ndalur”.

(Foto: NST)

“Nesër (e mërkurë) është një përballje e dy kombëtareve fituese të titujve dhe dua të jem pjesë e spektaklit”, ka thënë Bonucci.

“Jo gjithmonë fiton më i miri, Real Madridi nuk e meritoi”, Messi thumbon madrilenët “Jo gjithmonë fiton më i miri, Real Madridi nuk e meritoi”, Messi thumbon madrilenët

35-vjeçari kaloi tri sezone si bashkëlojtar i Ronaldos te Juve, mirëpo nuk arritën që ta fitonin Ligën e Kampionëve bashkë. /Telegrafi/