LAJMI I FUNDIT:

Bonucci flet për finalen me Barcelonën, tregon edhe aftësitë e Messit e Ronaldos

Bonucci flet për finalen me Barcelonën, tregon edhe aftësitë e Messit e Ronaldos

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur për ndeshjen finale me Barcelonën ku skuadra e tij u mposht 3-1.

Mbrojtësi bianconer foli për UEFA.com, duke treguar edhe për përballjet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.


“Nuk do ta harroj datën e 6 qershorit, si kemi arritur në finale aq zjarrtë”.

“Ne kemi treguar se mund të luftojmë me Barcelonën në fushë, por ndoshta në momentin që ne menduar se po fitojmë e humbëm atë”.

“Pas barazimit ne shtymë para për ta fituar, por lamë hapësira pas. Ne lamë hapësirë pas dhe kjo nuk mund të bëhet më lojtarë si Leo Messi, Neymar dhe Luis Suarez”.

Bonucci ka folur edhe për lojtarët si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Ata janë dy lojtarë të klasit botëror, secili në mënyrën e vet. Messi ka talent më të natyrshme, ai është i mbinatyrshëm, ndërsa Ronaldo e ka ndërtuar vetën”.

“Ata janë dy fenomen dhe kur të luash duke luajtur kundër tyre duhet të jesh 110 për qind. 100 për qind nuk është e mjaftueshme”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/