LAJMI I FUNDIT:

BMW M235i, një drift veturë (Video)

BMW M235i, një drift veturë (Video)

Këtë vit BMW mblodhi në Cape Town të Afrikës veriore vozitësit më të mirë të botës në kategorinë e ‘driftit’ për të bërë reklamën e modelit të ri BMW M235i, që po konsiderohet si vetura më e mirë për drift (rrëshqitje).

Pesë vozitësit më të mirë në botën e driftit, Rhys Miller, Rich Rutherford, Samuel Hubinette, Conrad Grunewald dhe Daijiro Yoshihara, ishin ata që patën rastin të parët të manovrojnë me këtë veturë të jashtëzakonshme.


Rhys Miller kampion botëror i driftit në vitin 2008 dhe 2012 u nda tepër i kënaqur me këtë veturë duke thënë se kjo është me të vërtetë maja e ajsbergut.

Kampioni çuditërisht zgjodhi versionin tetë shpejtësi automatik DSG duke i habitur të gjithë ata që prisnin se do të zgjidhte versionin gjashtë shpejtësi manual, ai tha se nuk ka rëndësi transmisioni pasi që kjo veturë ka mundësinë të bëjë të gjitha gjërat që ju dëshironi. Dihet se shumica e shoferëve të driftit i kanë veturat të pajisura me transmision manual.

Vetura është 3.5 litra me turbombushës dhe ftohës të brendshëm DOHC, 24 valvule dhe arrin të prodhojë 320 KF (235 KW). Shpejtësia nga 0-100km/h arrihet për 4.5 deri në 4.7 sekonda.

Çmimi bazë fillon nga 44.025 dollarë për tregun amerikan.