BloodyChuck bashkon repin amerikan me atë shqiptarë

Pjesëmarrësit në këtë këngë janë Chamillionaire, Cashis (Shady Records), Carlito Rossi, Gjikla (ish-WNC), DUK (039) dhe daEmond (039). Instrumentali është i punuar nga producentit Rikanatti, i cili është po ashtu anëtar i Shady Records, dhe producent i Eminemit, 50 Cent, Cashis, etj.
Ky është bashkëpunimi i parë i këtyre reperëve me famë botërore me repera nga Evropa. BloodyChuck poa shtu ka shumë bashkëpunime tjera me repera me famë botërore.
Albumi po ashtu përmban bashkëpunime me repera tjerë shqiptarë, siç janë: TBA, MC Kresha, Lyrical Son, SingullaR, Dai, Bim Bimma, Ekrem Gj., Da Ligs, Big Basta, Te Tanet, Gjiko, etj.
“Trefish” është përpjekja e parë e BloodyChuck për t’i bashkuar të gjithë reperat shqiptarë në një mixtape/album, e cila tashmë gjendet në shitje në gjithë tregun kosovar.
BloodyChuck, i njohur si Ambasadori i hip-hop-it shqiptar në botë, pritet të lansojë edhe projekte të reja së shpejti. /Telegrafi/



























































