eksperti ad

Këngëtari i njohur, Blero, dhe e fejuara e tij, modelja Afrona Dika, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në muajin shtator të këtij viti.

Duket se përgatitjet pë dasmën tani janë më intensive, kjo pasi data e madhe për çiftin po afrohet.


Blero së fundmi përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur se është duke dizajnuar ftesat për dasmën e tij.

blero

Ai duket shumë entuziast për këtë martesë, e cila do të mbledhë shumë figura publike në një vend.

Muaj më parë, Blero dhe Afrona kanë bërë të ditur edhe veshjet e përzgjedhura për dasmën e tyre.

Kjo përndryshe është martesa e dytë për Bleron pas një martese të dështuar, dhe e para për Afronën. /Telegrafi/