eksperti-banner

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

"Ishe si lule" mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike në sensin e baladës.


Muzika dhe teksti janë realizuar nga EF Production dhe Johan, në studion e vet këngëtarit.

blero2

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Blero është shumë aktiv në muzikë, me projekte të shumta muzikore si dhe koncerte të vazhdueshme.

Për festat e fundvitit, ai gjithashtu do të jetë i pranishëm në programe festive e mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/