LAJMI I FUNDIT:

Bixhoz dhe lojëra fati në një lokal në Vushtrri – policia arreston të dyshuarin dhe i sekuestron armë e municion

Bixhoz dhe lojëra fati në një lokal në Vushtrri – policia arreston të dyshuarin dhe i sekuestron armë e municion

Një person është arrestuar këtë të mërkurë në Vushtrri, pasi dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm si dhe armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se rreth orës 00:30 ka pranuar një informatë se në një lokal në Vushtrri ishte duke u zhvilluar aktivitet i bixhozit dhe lojërave të fatit.


“Policia ka shkuar në atë lokacion dhe përpos provave që në atë lokal ishte organizuar bixhoz i paligjshëm, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një armë për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje e gjithashtu është gjetur edhe një sasi e municionit”, thuhet në komunikatën për media.

Personi i dyshuar A.S., 39 vjeçar, bëhet e ditur se është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në lidhje me rastin. Ndërsa arma, municioni dhe dëshmitë e ushtrimit të kundërligjshëm të bixhozit janë sekuestruar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori