Binjakët e famshëm francezë, Igor dhe Grichka Bogdanoff ndërrojnë jetë nga COVID-19

Binjakët e famshëm francezë, Igor dhe Grichka Bogdanoff, kanë vdekur brenda gjashtë ditësh pasi u infektuan me COVID-19.
Prezantuesit televizivë, dyshja u bënë të njohur në vitet 1980 dhe ishin më të komentuar për transformimin e tyre fizik.
Igor vdiq në moshën 72-vjeçare në një spital në Paris të hënën pasi u sëmur me COVID-19.

Ndërsa, Grichka gjashtë ditë më vonë duke e humbur kështu betejën e tij kundër sëmundjes.
Igor ka lënë pas ish-gruan e tij, shkrimtaren Amelie de Bourbon-Parme dhe gjashtë fëmijët e tyre.

Edouard de Lamaze, avokati i binjakëve, konfirmoi për RTL se të dy kishin vdekur pas kontraktimit të COVID-19.
Vetëm një ditë pas vdekjes së Grichkas, profesori i filozofisë dhe ish-ministri i arsimit, Luc Ferry, një mik i dy vëllezërve, pretendoi se asnjëri nuk ishte vaksinuar. /Telegrafi/
































































