Të gjitha biletat për edicionin special të festivalit “Shqip Up Comedy” në Këln (Köln) të Gjermanisë janë shitur tashmë, duke konfirmuar interesin e madh të publikut shqiptar në diasporë për këtë ngjarje humori.

Lajmi vjen në kuadër të zgjerimit të festivalit jashtë Zvicrës, i cili deri më tani është mbajtur me sukses në Cyrih, ku ka pasur katër edicione.


Mbrëmja e humorit do të mbahet më 25 prill 2026 në Këln dhe pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë për publikun shqiptar në diasporë, i cili ka treguar interes të jashtëzakonshëm për këtë ngjarje.

Në këtë edicion, në skenë do të ngjiten Avni Shkodra, Drilona, Gent Hazini, Enver Zymberi dhe Luan Comedy, duke sjellë për publikun një program të mbushur me batuta, situata komike dhe energji live.

Me biletat e shitura plotësisht para datës së mbajtjes, “Shqip Up Comedy” në Këln konfirmohet si një nga eventet më të kërkuara të argëtimit për komunitetin shqiptar në Gjermani, ndërsa pritet që mbrëmja e 25 prillit të kthehet në një festë të vërtetë të humorit. /Telegrafi/