LAJMI I FUNDIT:

Beyonce publikon foton e re të fëmijëve Rumi dhe Sir Carter

Beyonce publikon foton e re të fëmijëve Rumi dhe Sir Carter

Beyonce dhe Jay Z po ndajnë momentet e tyre të ëmbla me gjithë botën.

Rumi dhe Sir Carter kanë bërë një paraqitje të rallënë një foto të re të postuar në faqen zyrtare të Beyonces.


Në foto, Beyonce e buzëqeshur e mban fëmiun e saj 13 muajsh teksa shijojnë pushimet në Evropë të cilat po i bëjnë në mesin e turneut “On the Run II Tour”.

Kjo është vetëm hera e dytë që Beyonce ka ndarë fotot e saj me binjakët. Rumi dhe Sir bënë paraqitjen e tyre të parë në rrjetet sociale në korrik të vitit të kaluar.

Një tjetër foto nga albumi “Thank you Europe” e shfaq Jay Z duke mbajtur dorën e Rumit teksa po shijojnë atmosferën në ujë në jahtin privat.

The Carters së fundmi gjetën pushimin në Nice të Francës pas performancave në Evropë.

Çifti do të nisë edhe turneun amerikan i cili do të përfundojë më 2 tetor në Vancouver. /Telegrafi/