LAJMI I FUNDIT:

Besnik Krasniqi pran Feronikelit

Besnik Krasniqi pran Feronikelit

Kampioni i Kosovës ka nisur të përforcohet para paraqitjeve ndërkombëtare.

Skuadra e kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli ka arritur marrëveshje me futbollistin Besnik Krasniqi.


Zyrtarizimi i mbrojtësit Krasniqi pritet të bëhet gjatë ditës, kurse ky nuk do të jetë transferi i vetëm për skuadrën e cila e prezanton Kosovën në Ligën e Kampionëve, shkruar epokaere.

Ndryshe Besnik Krasniqi në sezonin pranveror ka luajtur për Flamurtarin e Vlorës, kurse më herët ka luajtur edhe për Gjilanin, Istogun, Prishtinën, Partizanin dhe Teutën.