LAJMI I FUNDIT:

Benzema zbulon gjithçka: Te Reali ndryshova stilin për t’iu përshtatur Ronaldos

Benzema zbulon gjithçka: Te Reali ndryshova stilin për t’iu përshtatur Ronaldos

Karim Benzema është hapur për media dhe ka folur për rolin vetëmohues që ai adoptoi gjatë kohës që luante me Cristiano Ronaldo si partner sulmi te Real Madridi.

Pavarësisht se ishte një numër 9 dhe njeriu që udhëhiqte sulmin, për vite me radhë ish-ylli i Lyonit ishte një mbështetës për pesë herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldon.


Nga 450 golat e Ronaldos për Los Blancos, Benzema i ‘nënvlerësuar’ asistoi 47 prej tyre dhe provoi të ishte një partner i shkëlqyeshëm për sulmuesin portugez.

Nga Ronaldo te Messi dhe Rooney: Kush janë 25 lojtarët që janë përfshirë në më shumë gola ​​në histori të Ligës së Kampionëve?
Lexo po ashtu Nga Ronaldo te Messi dhe Rooney: Kush janë 25 lojtarët që janë përfshirë në më shumë gola ​​në histori të Ligës së Kampionëve?

Sidoqoftë, 32-vjeçari ka pranuar se i është dashur të adaptojë lojën e tij për të mirën e Ronaldos, i cili bëri atë që bën dhe shënoi një rrebesh golash.

“Në Lyon kam luajtur në një mënyrë tjetër. Tani jam i lirë në fushë, më pëlqen të prek topin. Me Cristianon ndryshova stilin tim, kam luajtur për të”, ka thënë fillimisht Benzema për Movistar +.

“Mendova se nuk do të më kushtonte asgjë, thjesht duhej të ndryshoja mënyrën time të lojës dhe t’ia pasoja topin më shumë Ronaldos”.

“E lash mënjanë shënimin e golave të mi”, përfundoi ylli francez.

Bashkëlojtarët më të rëndësishëm të Ronaldos - në formacion janë vetëm tre të Unitedit
Lexo po ashtu Bashkëlojtarët më të rëndësishëm të Ronaldos - në formacion janë vetëm tre të Unitedit

Në sezonin e fundit të Ronaldos në kryeqytetin spanjoll, Benzema shënoi vetëm pesë gola në 32 paraqitje, por kur portugezi u transferua te Juventusi më 2018, francezi u rrit dhe u bë burimi kryesor i golave ​​të Realit.

Me Ronaldon në Torino, ai shënoi nga 21 gola në dy sezone radhazi në La Liga dhe ndihmoi ekipin e Zinedine Zidane të fitojë titullin e 34-të në kampionatit spanjoll. /Telegrafi/