LAJMI I FUNDIT:

Bashkëlojtarët më të rëndësishëm të Ronaldos – në formacion janë vetëm tre të Unitedit

Bashkëlojtarët më të rëndësishëm të Ronaldos – në formacion janë vetëm tre të Unitedit

Janë zbuluar bashkëlojtarët më të rëndësishëm të Cristiano Ronaldos, derisa në formacion janë vetëm tre nga Manchester United.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë është dukur se mund t’i bëjë gjërat vetë, mirëpo janë disa lojtarë pa të cilët ai ndoshta nuk do të kishte disa të arritura në karrierë.

Për dallim nga Sporting Lisbona, që kur u transferua te Manchester United, më pas për të kaluar te Real Madridi, e në këto dy vitet e fundit te Juventusi, 35-vjeçari ka luajtur me disa prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Foto: The Sun

Është një formacion me lojtarët të cilët Ronaldo i kishte arritur të gjitha në karrierën e tij, derisa vetëm Kupa e Botës i mbetet ende peng.

Iker Casillas kishte një bashkëpunim të shkëlqyer me portugezin, ku së bashku kishin zhvilluar 228 paraqitje, derisa më të ngushtin e kishte Marcelon, me të cilin ndanin të shumtën e kohës të njëjtin krah të fushës me 332 paraqitje.

Në këtë formacion janë edhe emra si Pepe me 321 paraqitje së bashku, Sergio Ramos 339 paraqitje dhe Rio Ferdinand me 221 paraqitje.

Mesfusha përbëhet nga Isco me 188 paraqitje, Xabi Alonso me 208 paraqitje,  Luka Modric me 222 paraqitje dhe Ryan Giggs me 204 paraqitje së bashku.

Në sulm së bashku me Ronaldon ishin Wayne Rooney me 206 paraqitje dhe Karim Benzema me 342 paraqitje së bashku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori