LAJMI I FUNDIT:

Benzema nënshkruan kontratë të re me Real Madridin

Benzema nënshkruan kontratë të re me Real Madridin

Sulmuesi francez, Karim Benzema thuhet se tashmë ka vendosur lapsin mbi letër në një kontratë të re me Real Madridin.

Los Blancos nuk kanë qenë të zënë në tregun e transferimeve këtë verë – të paktën jo akoma – duke sjellë vetëm David Alaban falas dhe duke i bashkuar paratë e tyre për nënshkrimin e mundshëm të Kylian Mbappe.


Por, ata kanë bërë tashmë një nga nënshkrimet më të ‘mëdha’ të verës duke rënë dakord për një zgjatje të kontratës së Benzemas edhe për një vit tjetër.

Pa Messin dhe Ramosin – Kush është aktualisht ylli më i madh në La Liga?
Lexo po ashtu Pa Messin dhe Ramosin – Kush është aktualisht ylli më i madh në La Liga?

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Benzema e ka zgjatur marrëveshjen e tij deri në vitin 2023 dhe po flitet për një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh që do të futet në marrëveshje.

Sipas italianit Romano, kontrata është nënshkruar, dokumentet janë përfunduar dhe marrëveshja e re do të konfirmohet sot (e premte) gjatë ditës.

Nga MSN tek BBC dhe Ronaldo-Rivaldo-Ronaldinho: Cilët janë treshet sulmuese më të mira ndonjëherë?
Lexo po ashtu Nga MSN tek BBC dhe Ronaldo-Rivaldo-Ronaldinho: Cilët janë treshet sulmuese më të mira ndonjëherë?

Benzema ka qenë me Real Madridin për gjithsej 12 vjet, duke shënuar 194 gola në 384 paraqitje në La Liga.

Sezoni i kaluar ishte sezoni i tij më i mirë i shënimit të golave ​​me 30 gola në të gjitha garat, dhe ai tashmë ka dy gola këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori