Pa Messin dhe Ramosin – Kush është aktualisht ylli më i madh në La Liga?

Sezoni i parë spanjoll pa Lionel Messin pas 17 vitesh ka filluar, ndërsa tifozët tani pyesin se kush është ylli më i madh në La Liga aktualisht.
Largimi i Messit, erdhi pasi u largua Sergio Ramos, duke bërë që La Liga të humb dy figura të mëdha.
Më herët kampionati spanjoll kishte humbur edhe Cristiano Ronaldon, ku për vite ishte La Liga ishte arena e dy lojtarëve kryesorë në planet.
Tani, me largimin e të dy lojtarëve, nuk ka asnjë yll të spikatur, kështu që vjen pyetja: Kush është ylli i La Liga tani?
Për fat të mirë, ka shumë lojtarë të mirë në La Liga dhe me talent të klasit botëror, lojtarë të cilët janë kënaqësi për t’u parë.
Marca ka zgjedhur disa nga emrat që mund të jenë në listë për yllin e sezonit.
Jan Oblak, portieri i artë
La Liga mund të mos ketë më lojtarin më të mirë në botë, por portieri më i mirë në e ka dhe ai është Jan Oblak i Atletico Madrid. Me pesë trofetë Zamora, slloveni ka qenë çelësi i suksesit të Atleticos.
Karim Benzema, sulmuesi vrasës
Sulmuesi francez ka pasur një barrë më të madhe të shënimit të golave në epokën pas largimit të Cristianos dhe ai ka ngritur lojën e tij gjithashtu, duke u bërë një lojtar më i kompletuar. Në moshën 33 -vjeçare, Benzema mbetet një, nëse jo më i miri Nr.9 në futbollin botëror.
Antoine Griezmann, tani pa hijen e Messit
Griezmann deri më tani nuk ka arritur të përmbushë pritjet që nga kalimi i tij nga Atletico te Barcelona, por ai mund të lulëzojë tani, kur Messi është larguar.
Nëse Blaugrana duan të ketë sukses këtë sezon, ata me siguri do të kenë nevojë për sulmuesin francez.
Luis Suarez, sulmuesi kampion
Golat e uruguaianit ndihmuan që Atletico të fitonin titullin në La Liga sezonin e kaluar dhe ai do të jetë i etur për të dëshmuar cilësinë e tij edhe një herë teksa Colchoneros duan të mbrojnë titullin e tyre. Suarez bëri që dyshimet për të të binin poshtë, duke treguar se ende është një numër 9 i denjë për kampionët.
David Alaba, “Ramos i ri”
Pas largimit të Sergio Ramos te Paris Saint-Germain, austriaku i gjithanshëm do të jetë nr.4 i Real Madridit këtë sezon.
Alaba vjen në Spanjë me një reputacion dhe përvojë të madhe. Detyra e tij është të çojë Los Blancos drejt suksesit.
Pedri, talenti i së ardhmes
Ngritja e mesfushorit adoleshent vitin e kaluar ka qenë meteorike edhe pse ai është ende vetëm 18-vjeç. Shumë thonë që Pedri do të jetë lojtari më i mirë në La Liga.
Spanjolli ka një talent të jashtëzakonshëm dhe është kthyer në një pjesë kyçe për klubin dhe vendin. Nëse ai mund të vazhdojë përparimin e tij, ai do të jetë kyç edhe për Barcelonën pa Messin.
Gerard Moreno, golashënuesi i kombëtares
Sulmuesi i Villarreal ka fituar “Trofeun Zarra” si golashënuesi më i mirë spanjoll në La Liga për dy sezonet e fundit. Performanca e tij gjithashtu ndihmoi “Nëndetësen e Verdhë” të fitonte Ligën e Evropës në 2021 dhe të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Një tjetër sezon i mirë nga golashënuesi më i mirë spanjoll do të bënte që Villarreali të shqetësonte skuadrat në top katër.
Marcos Llorente, lojtari i kompletuar
Është e vështirë të caktosh një pozicion të vetëm për Llorenten, por e lehtë të identifikosh spanjollin si pjesë kyçe e ekipit fitues të titullit të Atleticos.
26-vjeçari ka shënuar edhe gola të rëndësishëm. Do të shohim nëse ai bën një hap tjetër këtë sezon.
Eden Hazard, shansi i fundit
Anësori belg është padyshim një nga emrat më të mëdhenj në La Liga dhe kjo është ajo që justifikon përfshirjen e tij këtu; jo atë që ka bërë, por atë që mund të bëjë.
Ish -lojtari i Chelseat ka qenë i dëmtuar shumë në dy vitet e fundit, por më në fund mund të jetë koha që ai t’i tregojë vetën në La Liga Santander. Nëse ai mund të kthehet në formë, mund të jetë shkatërrues për pjesën tjetër të La Ligas.
Memphis Depay, shpresa e madhe e Barcelonës
Pritshmëria për sulmuesin holandez u rritën dhjetëfish kur Messi u nis për në Paris dhe Blaugranat do të ketë nevojë që ai arrijnë në një pikë, kur do të mund të konsiderohej lider.
Luka Modric, “Topi i Artë” i fundit
Gjeniu kroat është lojtari i vetëm i mbetur në Spanjë që ka një “Top të Artë”.
Ai mund të jetë 36 vjeç, por gjatë vitit të fundit ka treguar se është ende një nga lojtarët më të mirë të mesfushës në botë dhe Los Blancos do të mbështeten shumë tek ai. /Telegrafi/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri – kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr

Shtohen zërat për rikthimin e Messit te Barcelona, nënkryetari i klubit konfirmon kontaktet

Mbappe ia konfirmon Real Madridit dëshirën për të nënshkruar me ta në vitin 2024

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr

Benjamini dardan në Japoni: Aventura te Shimizu S-Pulse, niveli i lartë i futbollit në Azi dhe dëshpërimi që askush nuk e kontakton që një vit nga Kosova

Gavi humb zyrtarisht statusin e lojtarit të ekipit të parë të Barcelonës së bashku me fanellën numër 6

Megjithëse Greenwood u pastrua nga të gjitha akuzat për sulm ndaj të dashurës, Manchester United mori vendim të rëndë për anglezin e ri

Paga e re e Kvaratskhelia në Napoli ka tronditur tifozët, duke menduar se kishte një gabim shtypi

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Arrestohet shoferi i BMW-së që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Lista me trajnerët më të paguar në botë, fituesi i shumëfishtë i Ligës së Kampionëve është i shtati

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?