LAJMI I FUNDIT:

Benzema i afrohet Viniciusit në stërvitje, ia shpjegon situatën dhe duket se tashmë kjo çështje është mbyllur

Benzema i afrohet Viniciusit në stërvitje, ia shpjegon situatën dhe duket se tashmë kjo çështje është mbyllur

Real Madrid i është kthyer stërvitjeve të enjten në mëngjes pasi iu dha një ditë pushimi (të mërkurën),  dhe kjo ishte një mundësi e mirë që Karim Benzema të fliste me Vinicius Junior për të mbullur debatimin e madh që shkaktoi bisedat në tunelet e Borussia Monchengladbach.

Në mesin e pjesëve në barazimin 2-2 të Los Blancos me Borussia M’gladbach, Benzema u pa në kamera duke thënë disa gjëra të jo edhe aq të mira për paraqitjen e brazilianit, por duket se ai ia ka shpjeguar situatën ish-yllit të Flamengo.


Benzema iu afrua shokut të tij të skuadrës gjatë seancës stërvitore për të biseduar rreth çështjes. Asnjëri nuk donte t’i jepte shumë rëndësi asaj që u flit këto ditë dhe çështja tani duket e mbyllur.

Vinicius e pranoi shpjegimin nga Benzema, i cili kurrë nuk ka dashur të dëmtojë një shok skuadre që vlerëson.

Veçanërisht këta dy lojtarë kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyeshme, shkruan Marca.

Në klub janë të lumtur që kjo çështje duket e kaluar, pasi ata dëshirojnë që të gjithë të bashkohen dhe të luftojnë që Los Blancos të dalin nga grupi i tyre në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori