LAJMI I FUNDIT:

Bellingham po thyen një rregull të rreptë të La Ligas në çdo ndeshje që luan për Real Madridin

Bellingham po thyen një rregull të rreptë të La Ligas në çdo ndeshje që luan për Real Madridin

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham po thyen kodin e veshjes në La Liga në çdo ndeshje që ai po luan.

Bellingham është bërë pjesë e “Los Blancos” nga Borussia Dortmundi gjatë verës dhe shumë shpejtë është shndërruar në njërin nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.


Ylli anglez ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje, duke ndihmuar Real Madridin që të jetë lider në elitën e futbollit spanjoll.

Sidoqoftë, Bellingham nuk ka qenë në dijeni të një rregulli jo shumë të njohur në Spanjë.

Jude Bellingham, galaktiku i ri i Real Madridit
Lexo po ashtu Jude Bellingham, galaktiku i ri i Real Madridit

20-vjeçari e ka ndjekur trendin e disa futbollistëve përgjatë viteve të fundit duke grisur çorapet të cilat i veshin gjatë ndeshjeve.

Lojtarët e bëjnë këtë për të vetmen arsye për të mbrojtur muskujt e këmbës. Vrimat në çorape mundësojnë lirimin e tensionit nga këmbët e tyre dhe zvogëlojnë probabilitetin e ngërqit si dhe lëndimeve muskulore.

Sipas asaj që raporton medium spanjoll AS, kjo në fakt është kundër rregullave të La Ligas, pasi lojtarët nuk lejohen që të futen në fushë me fanella apo çorape të grisura.

Mirëpo, anglezi nuk do të ndëshkohet për këtë gjest meqë thuhet se shefi i La Ligas  e ka “mbyllur syrin” pasi që është në dijeni të kaosit medial që do të shkaktohej, në rast se detyrojnë lojtarët të veshin çorapet kundër dëshirës së tyre.

Në mesin e lojtarëve që hapin vrima në çorapet e tyre janë edhe bashkëkombasit e Bellingham, Bukayo Saka, Conor Gallagher dhe Kyle Walker./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori