LAJMI I FUNDIT:

“Belgjika ndër favoritët në Euro 2016”

“Belgjika ndër favoritët në Euro 2016”

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois, thotë se ekipi i tij është ndër favoritët për të fituar Kampionatin Evropian.

Belgjika aktualisht është përfaqësuesja e dytë më e mirë në botë dhe më e mira në Evropë.

Portieri i këtij ekipi, Courtois, shpreson që Belgjika mund të tregojë veten me “Gjeneratën e Artë” dhe të sigurojë medaljen e artë.


“Mezi po pres të nisë turneu. Është hera e dytë për gjeneratën tonë dhe pas Botërorit, kur arritëm çerekfinalen, ndjejmë se mund të bëjmë më mirë”, ka thënë portieri i Chelseat për “FourFourTwo”.

“Shpresa është që sivjet të arrijmë edhe më shumë. Do të jetë e vështirë, ka shumë ekipe të mëdha dhe duhet të kemi fat. Do të shkojmë dhe mendojmë se jemi ndër ekipet që mund ta fitojnë, por sigurisht duhet të shkojmë hap pas hapi”, ka shtuar belgu.

Belgjika do të luajë me Italinë, Suedinë dhe Republikën e Irlandës në fazën e grupeve.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori