Këngëtarja shqiptare, Bela Meri, e cila jeton në Greqi, nuk e ka harruar prejardhjen e saj.

Ajo ka qenë pjesëmarrëse në X Factor të Greqisë dhe aty ka pranuar origjinën e saj.


Në një studio televizive ajo ka folur për karrierën e saj dhe prejardhjen.

bela 1

"Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeçe", deklaroi Bela Meri.

Edhe Eleni Foureira kohë më parë pranoi origjinën e saj shqiptare.

Madje, ajo përfaqësoi Qipron në Eurovision, ku u rendit lart me këngën saj "Fuego".

/Telegrafi/