eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi publikoi klipin më të ri "Say my name" në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.

Kënga e tyre është pritur shumë mirë nga fansat, dhe në vetëm pak ditë ka arritur të marrë miliona klikime në YouTube.


Bebe Rexha ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe e pranishme nëpër evente muzikore e mbrëmje të ndryshme, për të promovuar projektet e saj.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një intervistë në ambientet e NRJ Radio në Paris të Francës, ku ka folur rreth më të rejave në karrierën e saj.

bebe2 6

E veshur me një palë pantallona të zinj dhe bluzë jeshile, këngëtarja shqiptare është dukur mjaft atraktive, mirëpo diçka ka shkuar keq.

Pantallonat e lëpirë për trupi, kanë bërë që asaj t'i shfaqen të brendshmet në transparencë, dhe fatkeqësisht disa fotografi të tilla janë kapur nga paparacët.

bebe3 4

Ka qenë vet Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ajo e cila ka publikuar në InstaStory njërën nga këto imazhe.

"Nuk e kisha idenë se këto gjëra do të shiheshin", ka shkruar ajo, duke treguar kështu se është sikletosur pak pasi ka parë këto fotografi. /Telegrafi/

bebes