LAJMI I FUNDIT:

Bayerni futet fuqishëm në garë për transferimin e Christopher Nkunkus

Bayerni futet fuqishëm në garë për transferimin e Christopher Nkunkus

Christopher Nkunku është njëri nga futbollistët më në formë në top pesë kampionatet evropiane.

Sulmuesi francez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e skuadrës gjermane RB Leipzig.

Në 51 ndeshje zyrtare këtë edicion, Nkunku ka arritur të shënojë 34 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë në të gjitha garat.

Kjo ka bërë që skuadrat më të mëdha evropiane si Real Madrid, Barcelona, PSG, Chelsea, Man Utd, Milan, Inter, Arsenal, Man City e Bayern Munich të shprehin interesim për transferimin e tij.

Por së fundmi mediat gjermane kanë raportuar se Bayern Munich është favoriti kryesor për të nënshkruar me francezin.

Trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann e pëlqen shumë francezin dhe ka kërkuar ribashkimin me të tani në Allianz Arena.

Duke parë se Robert Lewandowski është drejt largimit nga Munichu, bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 60 milionë euro për transferimin e Nkunkus.

Dëshira e lojtarit është të luaj në një klub të madh dhe të luftojë për trofe dhe largimi i tij këtë verë nga RB Leipzig është mëse i mundur, por vazhdon të mbetet pikëpyetje skuadra se ku do ta vazhdojë karrierën francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori