LAJMI I FUNDIT:

Bayerni fiton me rezultat të thellë ndaj Freiburgut

Bayerni fiton me rezultat të thellë ndaj Freiburgut

Bayern Munich ka fituar 5-0 ndaj Freiburugut në kuadër të javës së dhjetë në Bundesliga.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Bavarezët kaluan në epërsi me anë të Serge Gnabryt.


Ata vazhduan me presion ndaj kundërshtarit dhe shënuan edhe të dytin, tani përmes Maxim Eric Choupo-Moting (33’), me Leroy Sanen që ishte asistuesi.

Në 45 minutat e dytë, kampioni në fuqi ia doli të shënonte edhe tre herë të tjera.

Sane ndryshoi rol, ku nga asistues, u fut në realizator në minutën e 53-të, ndërsa Choupo-Moring ia ktheu nderin.

Radha i erdhi edhe Sadio Manes (56’), që të shënonte golin e katërt, ndërsa Ganrby ishte asistues.

Marcel Sabitzer në minutën e 50-të shënoi për 5-0, duke mos treguar mëshirë për Freibugun.

Pas javës së dhjetë, Bayern Munichu është ngjitur në vendin e dytë me 19 pikë, katër më pak se lideri Union Berlini, ndërsa në xhiron e 11-të takohet me Hoffenheimin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore