LAJMI I FUNDIT:

Bastiset shtëpia e një personi në Podujevë – policia gjen 42 fishekë dhe një pistoletë

Bastiset shtëpia e një personi në Podujevë – policia gjen 42 fishekë dhe një pistoletë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bërvenik të Podujevës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari.

Bastisja është kryer pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri.


“Ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollës janë gjetur dhe sekuestruar një karikatorë dhe 47 fishekë, ndërsa në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikatorë i zbrazët”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/