LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi vazhdon me fitore, e mposht Borean dhe forcon vendin e dytë

Bashkimi vazhdon me fitore, e mposht Borean dhe forcon vendin e dytë

Klubi basketbollistik Bashkimi ka fituar ndaj KB Boreas me rezultat 119:101 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaq” në Pejë.

Prizrenasit kanë vazhduar me formë të mirë dhe pas fitores së madhe ndaj Prishtinës në javën e fundit, tani ka fituar edhe në udhëtim ndaj Boreas.


Bashkimi e filloi më mirë takimin duke treguar lojë të mirë, ku edhe fituan çerekun e parë me rezultat 36:28.

Bashkimi ia shkakton humbjen e parë në kampionat Prishtinës
Lexo po ashtu Bashkimi ia shkakton humbjen e parë në kampionat Prishtinës

Edhe çereku i dytë foli në të mirë të prizrenasve, të cilët vetëm thelluan epërsinë pasi e fituan këtë çerek me rezultat 27:19 dhe shkuan në pushim me rezultat të përgjithshëm 63:47.

Në pjesën e dytë vendasit patën ngritje në lojë duke treguar basketboll më të mirë, ndërsa këtë çerek e humbën me vetëm katër pikë më pak 25:29.

Në çerekun e fundit të lojës, Borea u kthjell tërësisht duke e fituar edhe çerekun me rezultat 29:29, por kjo nuk i mjaftoj pasi në fund ndeshja përfundoi me fitoren e Bashkimit me rezultat 119:101.

Basketbollisti më i dalluar te Bashkimi në këtë ndeshje ishte Mikaile Tmusic me 25 pikë, katër asistime dhe katër kërcime, ndërsa te Borea u dallua Blend Matoshi me treshifrorë të trefishtë me 26 pikë, 11 kërcime, 11 asistime.

Në ndeshjen e ardhshme, Bashkimi e pret në shtëpi Rahovecin, i cili është në formë të mirë me dy fitore radhazi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori