LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi triumfon ndaj rivalit të qytetit Proton Cable Prizreni

Bashkimi triumfon ndaj rivalit të qytetit Proton Cable Prizreni

Bashkimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur rivalin e qytetit, Proton Cable Prizrenin me rezultat 77:58 (15:19, 25:17, 19:14, 18:8), në javën e 18-të të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë, basketbollistët e Prizrenit shkëputën në 11:18, derisa çereku i parë përfundoi 15:19. Portokallezinjtë u rikthyen në periudhën e dytë, duke bërë përmbysjen për tu shkëputur në 11 pikë dallim, 40:29, por me shtatë pikë radhazi nga mysafirët, pjesa e parë përfundon 40:36.


Perioda e tretë ishte interesante, por në fund të saj Bashkimi shkëputet për 59:50, dhe vazhdon me lojë të mirë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 77:58.

Te Bashkimi u dalluan Altin Morina me 17 pikë e pesë kërcime dhe Erik Copes me dhjetë pikë e 11 kërcime, ndërsa te Proton Cable Prizreni u dalluan Arti Hajdari me 18 pikë e nëntë kërcime dhe Isaiah Kelly me 18 pikë e 12 kërcime.

Bashkimi është në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje, kurse Proton Cable Prizreni në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori